E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gentian Gjyli i drejtohet GJKKO-së, kërkon shuarjen e arrestit në shtëpi
Lajme

Gentian Gjyli i drejtohet GJKKO-së, kërkon shuarjen e arrestit në shtëpi

Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, ka kërkuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shuarjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” që është caktuar ndaj tij.

Kërkesa është depozituar këtë të mërkurë në GJKKO dhe pritet të merret në shqyrtim nga gjykata, ndërsa ndaj Gjylit vijon procedimi penal në kuadër të hetimeve për procedurat e tenderimit të tunelit të Llogarasë.

Ish-kreu i ARRSH-së është nën akuzë lidhur me mënyrën e zhvillimit të procedurave për tenderin e ndërtimit të tunelit të Llogarasë. Në të njëjtën çështje është marrë e pandehur edhe ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku.

Vendimmarrja për kërkesën e Gentian Gjylit do të merret nga Gjykata e Posaçme, ndërsa hetimet dhe proceset gjyqësore që lidhen me tenderin e tunelit të Llogarasë vijojnë të jenë në zhvillim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.