E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gentian Ndoj, emerohet ne postin e rendesishëm në PD Vau Dejës
Politikë

Gentian Ndoj, emerohet ne postin e rendesishëm në PD Vau Dejës

Pas zyrtarizimit të numrit 2 të Partisë Demokratike të Shkodrës, ka qënë radha e degës së PD në Vau Dejës, ku është prezantuar në mbledhjen e kryesisë emërimi i Gentian Ndoj si sekretar i degës së Partisë Demokratike në Vau Dejës.

Në mbledhjen e kryesisë së PD, është lexuar edhe vendimi i Lulzim Bashës, për postin e sekretarit të degës së PD Vau Dejës, ku postin e sekretarit do ta mbajë Gentian Ndoj.

Ndoj, vjen në këtë detyrë pas angazhimit disa vjecar në radhët e Partisë Demokratike, si drejtues i forumeve të kësaj force politike, por edhe si një nga më të besuarit e Kryetarit të Bashkisë Vau Dejës, Zef Hila, pasi aktualisht mban edhe pozicionin e sekretarit të Këshillit të Bashkisë Vau Dejës.

Ka qene Kryetari i deges se PD ne Vau Dejes Agim Bushati ai i cili para kryesise se PD ka lexuar edhe emerimin e Gentian Ndoj si sekretar i pergjithshem i PD ne Vau Dejes.

Zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, do të jene testi i parë për drejtuesit e rinj të PD në Vau Dejës ndërkohe që tashmë mbyllet edhe procesi i ristrukturimit të kësaj force politike në të gjithë vendin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.