Gentian Zenelaj: Jam kundër Ramës dhe kam qenë kundër…
Aktori i njohur Gentian Zenelaj është shprehur në emisionin “Opinion” se ai është kundër qeverisë së Edi Ramës dhe ka qenë kundër edhe qeverisë së Sali Berishës.
Ai tha se artisti duhet të jetë gjithmonë opozitar, por shtoi se është gjë e mirë që një artist të merret me politik.
“Jam përpjekur gjithminë kundër qeverive. Përgjithësisht unë jam kundër qeverisë që po qeverisë. Artisti duhet të jetë gjithmonë opozitar me qeverinë që është në pushtet. duke qenë opozitar je rregullues dhe monitorues. Kam qenë dhe kundër Berishës kur qeveriste dhe kundër Ramës. Artisti dhe një figurë publike duhet të jetë i tillë. Të merret me politike është gjë shumë e mirë si qytetarë”, tha Zenelaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



