E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gentjan Llatja  abuzon  edhe me pllakat e varreve
Lajme

Gentjan Llatja abuzon edhe me pllakat e varreve

 

Më poshtë   shikoni vetë Llarjen që ka organizuar një tender tepër të dyshimtë në lidhje me varret. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-82497-10-05-2023 dhe me objekt “Blerje pllaka varri”. Fondi limit është caktuar në vlerën 3,330,192 lekë të reja pa TVSH ose rreth 40 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH.

Pavarësisht se në pamje të parë mund të duket shifër “e vogël”, ky tender tregon pikërisht  që kryetarit Llatja  abuzon edhe tek varret. Nëpërmjet dokumentave të tenderit, vihet re se fituese është shpalur firma që ka dhënë ofertën më të lartë.

Bëhet fjalë për kompaninë “AGED ” sh.p.k, e cila ka fituar për një vlerë në masën 3,327,856 lekë të reja pa TVSH ose rreth 40 milionë lekë të vjetra me TVSH. Shihet qartë se përveçse ka fituar oferta më e lartë, shifra fituese është thuajse 100% e njëjtë me atë të fondit limit. Këto dy fakte rrisin dyshimet fort se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar që në fillim të tenderit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.