E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gërmimet në Tepelenë, zbulohen eshtrat e një ushtari grek
Lajme

Gërmimet në Tepelenë, zbulohen eshtrat e një ushtari grek

Janë zbuluar eshtrat e para të ushtarëve grekë në Dragot të Tepelenës.

Gërmimet për të gjetur eshtrat e ushtarëve greke të rënë gjatë luftës së dytë botërore nisen ditën e sotme, dhe duket se pas disa orësh kërkime janë zbuluar edhe eshtrat e para të një ushtari grek.

Nga fotot e publikuar nga Report Tv duket edhe numri i identifikimit të ushtarit i cili është vrarë gjatë luftimeve me italianët në këtë zonë, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Nisja e gërmimeve erdhi pas marrëveshjes së arritur mes Ministrit të Jashtë të Greqisë Nikos Kotzias dhe Ministrit tonë të Jashtë Ditmir Bushati.

Vendimin për e punës për gjetjen e eshtrave të ushtorëve grekë qeveria e vendit fqinj e ka cilësuar si një moment historik.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.