E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gert Bogdani Gert Bogdani duhet të sqarojë pozicionin
Lajme

Gert Bogdani Gert Bogdani duhet të sqarojë pozicionin

Akademi konservatore me shërbëtorët e inceneratorëve?/ “Përfaqësuesi” i Mirel Mërtirit, mes të rinjve të PD-së

Gert Bogdani, i cili humbi bindshëm në Primaret për Bashkinë e Tiranës si kandidat i inceneratorëve, është shfaqur dje në një aktivitet të rinj paralelisht me akvitetin që FRPD po mbante për 8 dhjetorin, “Ditën kombëtare të rinisë”.

Në këtë aktivitet me Akademinë konservatore kanë marrë pjesë edhe Neritan Sejamin e Lisandër Hoxha.

Ky i fundit, është në të drejtën e tij të zgjedhë se në cilin aktivitet të PD-së do të marrë pjesë edhe Sejamini, është gazetar, qytetar i lirë, por Gert Bogdani duhet të sqarojë pozicionin e tij me parë, pastaj të ndiqet nga PD e të mbështetet prej tyre.

Ndryshe të gjithë ngelin në hijen e fshehjes së aktivitetit të Bogdanit me inceneratorët.

Ende Bogdani s’ka sqaruar pozicionin e tij me Mirel Mërtirin në Zimbabve, ku ka shkuar si shërbëtor i tij.

Ndërkohë që të rinj të PD-së, trumbetojnë Akademi konservatore me Gert Bogdanin.

A bëhet konservatorizëm me përfaqësuesin e Mirel Mertirit në PD?

Akademi landfillesh dhe inceneratorësh në rang euro afrikan, mund të bëhen me përfaqësuesin e Mërtirit,  por jo akademi konservatorësh.

Gert Bogdani është shfaqur në Zimbabve në krah të Mirel Mërtirit, i cili është shpallur në kërkim për aferën me inceneratorët.

Për shkak të agjendës politike që në atë kohë kishte Gert Bodani pasi ishte në forumet drejtuese të të rinjve të partive të djathta botërore shkon në Zimbabve në krah të Mirel Mërtirit.

Kurrë nuk e ka sqaruar se çfarë bënte në krah të Mirel Mërtirit, a është paguar nga Mirel Mëritiri, i ka shërbyer Mirel Mërtirit apo kompanive të inceneratorëve si “Geogenix” apo “Integrated Energy” që në fakt është e njëjta kompani.

Dhe pa sqaruar ende pozicionin e tij, me të kërkuarin e SPAK-ut, merr rolin e përfaqësuesit të tij te të rinjtë në Akadaminë konservatore.

Demokratët ia dhanë përgjigjen me 4 dhjetor, në garën e Primareve, duke mos u bërë palë me kandidatin e inceneratorëve, që kërkon të gjejë strehë mes të rinjëve, për t’ua shndërruar akademinë konsevatore, në akademi landfillesh./CNA.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.