Getoar Selimi rrëfen betejën me sëmundjen e rëndë: S’kisha shumë kohë për t’u…

Reperi i njohur Getoar Selimi, i njohur ndryshe si Gheto Geasy, ka ndarë një rrëfim të rrallë për momentet më të vështira të jetës së tij. Gjatë një interviste për emisionin “Nacionle”, artisti tregoi se ka përjetuar një moment shokues dhe emocionues kur gjatë ditës që lindi vajza e tij, Marget, zbuloi se kishte një tumor serioz që ishte zhvilluar në trupin e tij për rreth katër ose pesë vite.
Pavarësisht lajmit tronditës, Getoari vendosi të marrë fuqinë dhe të përballonte situatën me guxim.

Këngëtari shpjegoi se momenti i zbulimit të sëmundjes ishte shumë i stresuar, por vendosi të bëjë një operacion që i rezultoi me sukses. Megjithëse ka qenë një sfidë e vështirë emocionale dhe psikologjike për të, Getoari kishte një fuqi të jashtëzakonshme për të përballuar këtë periudhë. Ai thotë se vajza e tij Marget shërbeu si burim i energjisë pozitive dhe forcës për të vazhduar përpara.

Nën angazhimit e mjekëve për sëmundjen e tij, Getoari u tërhoq për një kohë nga muzika. Kjo ishte një ndërprerje e shkurtër, pasi ai shprehu se për aspektin fizik nuk ndjeu ndikimin e mëtejshëm të operacionit. Megjithatë, emocionalisht dhe psikologjikisht, kjo situatë e tronditshme kishte ndikuar në vendimet e tij.
Ndonjëherë të çon Zoti aty ku duhet të shkosh por mbaroi dhe kjo”- u shpreh reperi.

I pyetur nëse ndryshoi diçka tek ai pasi kreu operacionin, këngëtari u shpreh se gjendja e tij ndikoi më shumë në anën emoicionale dhe psikologjike gjë që solli dhe tërheqjen e tij për disa kohë nga muzika por ai theksoi se një ndihmesë shumë e madhe e tij ishte vajza, e cila i falte energji pozitive.

“Po unë u tërhoqa pak prej muzikës, jo për shkak të gjendjes fizike se unë në ditën e tretë dola për ecje, bëra 6 kilometra pas operacionit. Nuk më pengoi në anën fizike, më ndikoi pak emocionalisht, psikologjikisht Por ishte kjo pjesa e vajzës që më jepte kaq shumë energji pozitive ai fillimi ato ditët e para që ma ndryshonte komplet atë pjesën tjetër”-shtoi ai.


Pavarësisht sfidave, Getoar Selimi arriti të kalojë këtë moment të vështirë dhe tani shpreson për një të ardhme të ndritur dhe të lumtur. Rrëfimi i tij tregon një histori të përkushtimit prindëror, vendosmërisë për të fituar kundër sfidave të vështira dhe forcën e dashurisë familjare.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



