E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Getoari, Marina dhe Flori Mumajesi në një emision së bashku? Flet moderatori Alaudin Hamiti
Showbiz

Getoari, Marina dhe Flori Mumajesi në një emision së bashku? Flet moderatori Alaudin Hamiti

Prej ditësh po flitej, ndërsa sot bëri bujë lajmi se së shpejti do të nisë një spektakël i ri këndimi i ideuar nga Alaudin Hamiti, pjesë e të cilit do të ishin Flori Mumajesi, Getoar Selimi dhe Marina Vjollca.

Madje u tha gjithashtu se ky emision do të ketë titullin “E ke yllin”, por më në fund është zbuluar e vërteta.

Dhe kush më mirë se vetë Alaudini do na sqaronte të gjithëve.

Në një prononcim për Prive, Alaudin Hamiti e ka mohuar të jetë i vërtetë ky lajm dhe madje ka dhënë detaje rreth spektaklit.

“E ke Yllin”, është një talent show, projekt i televizionit Klan Kosova, që pritet të nis gjatë këtij viti”, ka thënë Alaudini për Prive, duke e mohuar që Getoar Selimi dhe Flori Mumajesi janë të përfshirë.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.