Gëzuar ditëlindjen, Filip Çakuli!
Një figurë ikonike në mediat shqiptare, që e ka kthyer humorin në një art të vërtetë të luftës kundër padrejtësisë dhe fenomeneve negative. Nga gazetar në “Hosteni” tek gazeta e parë opozitare “RD”, me vonë probleme me SHIK-un e Gazidedes, derisa formësoi me Tanin e Topit emisionin e parë investigativ ” Fiks Fare”.
Me mendjen të mprehtë dhe satirën që godet, Çakuli e bëri “Fiks Fare” një platformë ku ironia bëhet forcë ndryshimi. Në një botë që shpesh ka harruar të qeshë, Filipi ka treguar se e vërteta dhe humori janë aleatë të pandashëm.
Urojme që vitet që vijnë të sjellin akoma më shumë energji, guxim dhe suksese për të zbuluar të vërtetat e fshehura dhe për të na bërë të qeshim me të keqen dhe me politikën majtas dhe djathtas. Paç gëzime dhe arritje pafund, Filip! / Publik Media
Të rrosh sa malet!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



