“Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri”/ Yuri Kim uron shqip
Ambasadorja Yuri Kim ka ndarë një video në rrjetet sociale, ku ka uruar të gjithë shqiptarët për festat e fundvitit.
Në postimin e saj, ajo shfaqet duke folur shqip dhe mjaft e buzëqeshur.
“Wishing you all the best”- shkruan krahas videos ambasadorja.
Kujtojmë se pak ditë më parë, ambasadorja ishte në qendër të zhvillimeve politike në vend, për shkak të diskutimeve për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.
Ditën kur u mbajt dhe procesi i votimit, ajo ishte e pranishme në sallë dhe në fund u shpall fitues kandidati Altin Dumani, i cili prej kohësh përflitej si kandidati i preferuar i SHBA-ve.
Sakaq ambasadorja ka dhënë edhe disa mesazhe lidhur me qëndrimin e saj në vend, kjo pasi u përfol gjatë edhe deklarata e ministrisë së Jashtme që thanë se kanë nisur procedurat për zëvendësimin e ambasadorjes.
Kim ia bëri të qartë politikës se ajo do të vijojë të qëndrojë edhe për disa kohë në Shqipëri, pavarësisht përfundimit të mandatit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



