Gëzuar, në gëzofsh dot Shqipëri!
Nga Genc Sejko / Kaq shumë patriotizëm, e atdhedashuri nga ata që të vjedhin, të vrasin e të përdhunojnë çdo ditë.
Nga ata që bijtë t’i kanë shkulur nga gjiri e t’i kanë shpërndarë në çdo cep të botës.
Nga ata që puthen e përqafohen me gjaksin tënd.
Nga ata që i falin të huajve atë që prej shekujsh Zoti ta ka dhuruar ty.
Po pyete një herë veten o plakë e kërrusur në dysh.
Nëse të duan kaq shumë; pse pasurohen mbi kurrizin tënd ata që të udhëheqin e mjerohesh ti?
Pse shterrin lumejtë e tu për të prodhuar energji e ti prapë s’ke fuqi?
Pse shitet ajo që del nga ti e ti papë në varfëri?
Prandaj gëzuar, në gëzofsh dot Shqipëri! E nëse nuk gëzon dot mos u mërzit; se gëzojnë të tjerët për ty.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



