Gim patronazhisti kujdeset për majasëllin tim !
Beni ulet në restorantin ku kish lënë takimin me Mozën. Hera e parë në këtë lokal. Beni në mëngjes u zgjua me ca therrje të tmerrshme hemorroidesh. Nuk i tha askujt për këtë siklet por kamarierit do ti kërkonte detyrimisht biftek furre pa kripë, pa piper dhe një sallatë jeshile të bollshme por pa qepë. Meqë do vinte Moza po mendonte të porosiste gjysmë litri verë të kuqe. Por për vete do pinte vetëm ujë me gaz. E ndërsa po planifikonte këto, mbërrin kamarieri e i vë përpara një goxha biftek furre.
– Jo jo! Zotëri…. – belbëzoi Beni. Por kamarieri, që s’kish kohë për të humbur ia pret.
– Bifteku është pa kripë dhe pa piper.
Beni shtangu.
– Ndërsa kjo është sallata jeshile, pa qepë.
Llahtar! Si ka mundësi që kamarieri i lexoi mendimet?
– O kamarier! – thirri. Po kamarieri kishte punë.
Ndërkohë njëri, tek tavolina ngjitur i buzëqeshi.
– Ja tani të vjen edhe uji me gaz! – i tha ai burri.
“Duhet të jem në ëndërr”! – i tha vetes Beni i shastisur. “Ose kam ikur nga fiqiri dhe shoh haluçinacione”. Ndërkohë, me shumë mirësjellje, zotëria përballë i zgjati diçka, që dukej si suposto.
– Po kjo? – pyeti me një fije zëri Beni
– Është suposto për majasëllin! – uli zërin bashkëbiseduesi
“Nuk ka mundësi!! Edhe për bythën time paska informacion ky…”
– Gimi! Gimi jam! – iu prezantua tjetri.
Ndërkohë mbërrin kamarieri me një shishe uji me gaz. Beni s’po kujtohej në e kish porosituar apo…
– Moza nuk vjen, kështuqë mos e merr kot verën! – i thotë Gimi.
– Mos more!!! Pse nuk vjen?
– Burri i Ritës , që punon me Mozën qe rrëzuar nga biçikleta. Rita iku më herët dhe e ka zëvendësuar Moza.
– Ore kush je ti more, se më çmende?!
– Gimi! Gimi jam!
– Po kush Gim mor të qr!?
– Gimi mo, ai që të ka në patronazh. Ne dimë për kë do votosh e jo më vogëlsirat e tjera.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



