E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjaku lau rrugën, makina përplas kalimtarin dhe s’ndalon në Fier
Publik News

Gjaku lau rrugën, makina përplas kalimtarin dhe s’ndalon në Fier

Një tjetër aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Fierit. Një makinë ka përplasur një këmbësor, ku për pasojë, ka humbur ndjenjat ky i fundit.

Paraprakisht mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Grecallisë, në rrugën “Kastriot Muço”. Dëshmitarët thonë për se drejtuesi i mjetit u largua nga vendngjarja pasi përplasi kalimtarin.

Siç mund të vihet re nga pamjet, policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa i përplasuri, një burrë në mesomoshë, i shtrirë në rrugë, me gjakun që i rrjedh nga pjesa e kokës.

Nuk dihet gjendja shëndetësore e të lënduarit, ndërsa policia e Fierit ende nuk ka bërë një njoftim zyrtar në lidhje me këtë ngjarje./JOQ

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.