E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjallë apo i vdekur? Zbardhet kërkesa e fundit e babait të Vis Martinajt
Lajme

Gjallë apo i vdekur? Zbardhet kërkesa e fundit e babait të Vis Martinajt

Dokumenti

Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinajt, ka paraqitur një kërkesë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Lezhë, duke kërkuar që djali i tij të shpallet zyrtarisht si person i zhdukur.

Ervis Martinaj rezulton i humbur që prej gushtit të vitit 2022, kur dyshohet se është parë për herë të fundit. Megjithëse ka pasur hetime dhe spekulime të shumta mbi fatin e tij, autoritetet deri më sot nuk kanë arritur të japin një përgjigje përfundimtare mbi vendndodhjen ose gjendjen e tij.

Kërkesa për shpalljen si person i zhdukur vjen pas më shumë se dy vitesh pa asnjë kontakt apo informacion të besueshëm për jetën apo vdekjen e tij, duke hapur rrugën për veprime të mëtejshme ligjore që lidhen me statusin civil dhe pasuror të tij.

Kërkesa në gjykatë:

Shtetasi Mustafa Martinaj kërkon  pranë Gjykatës  së  Shkallës  së  Parë  të  Juridiksionit  të Përgjithshëm Lezhë   shpalljen tëzhdukurtë shtetasit Ervis Martinaj i datëlindjes  6.10.1982, lindur  në  Burrel  dhe  banues  në  Fushë-Kuqe, Patok, Kurbin.

KËRKUES Mustafa Martinaj

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.