Gjashtë edukatore preken nga COVID, mbyllet kopshti në Peqin
Gjashtë edukatore kanë rezultuar pozitive me Covid-19 në kopshtin ‘Sami Frashëri’ në Peqin.
Bëhet me dije se pasi kanë rezultuar pozitive me Covid-19 edukatoret, është vendosur që kopshti të mbyllet për dy javë.
Mësohet se kopshi që është mbyllur ka rreth 100 fëmijë.
Kujtojmë që deri më tani 480 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 19,445.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



