Gjashtë persona me kallashnikov i grabisin makinën 27-vjeçarit në aksin Lezhë-Milot
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbremjen e së dielës në aksin rrugor Lezhë-Milot. Gjashtë persona të armatosur me kallashnikov dhe me dy automjete, njëra prej të cilave e pajisur me fenelinë policie kanë grabitur një shtetas nga Kosova duke i marrë atij automjetin “Audi Q7” me targa 04-599 FO.

Meriton Ahmetaj, 27 vjeç, nga fshati Korishë i komunes së Prizrenit ka rënë pre e grabitësve.
Ai ka qenë duke u kthyer nga Mali i Zi, kur rreth orës 22:00 në Milot, dy automjete, njera prej të cilave e paisur me fenelinë policie i janë venë në ndjekje.
Drejtuesi i automjetit ka kujtuar se janë punonjës policie dhe ka ulur shpjetësinë në 60 km/h. Nderkohë që kur ka vënë re se automjeteti me fenelinë policie po i qëndronte prapa, ai ka rritur shpejtësinë deri në 80 km/h për të vazhduar rrugën normalisht.
Në këtë moment një prej automjeteve e ka parakaluar Audin Q7 me të cilen udhëtonte shtetasi nga Kosova duke i bllokuar rrugën, nderkohë që automjeti tjetër ka qëndruar prapa.
Personat e armatosur me kallashnikov i kanë bërë thirrje drejtuesit të mjetit të dorezojë automjetin, duke e kercenuar se do t’a vrisnin.
Drejtuesi i automjetit nuk ka rezistuar dhe u ka dorezuar automjetin grabitësve.
Ai ka denoncuar grabitjen në komisariatin e policisë Laç. Forca të policisë së këtij komisariati janë vënë në ndjekje të grabitësve, por pa mundur ende që të kapin apo identifikojnë autorët.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



