E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjashtë persona  në prangat e policisë, shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla.
Publik News

Gjashtë persona në prangat e policisë, shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla.

Gjashtë persona përfunduan në prangat e policisë në Kukës dhe Has pasi u kapën duke shpërndarë lëndë narkotike në doza të vogla. Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. C., 23 vjeç, A. M., 24 vjeç, L. P., 28 vjeç, B. P., 24 vjeç, G. P., 23 vjeç, dhe B. P., 15 vjeç, banues në Kukës dhe Has. Gjatë operacionit, në qytetin e Kukësit, në lagjen Zabel, shërbimet e Policisë kanë ndaluar dy automjete, me drejtues shtetasit G. P. dhe A. C. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetet e tyre, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike kanabis dhe fara kanabisi“, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Binomi”.

Operacioni nga DVP Kukës, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotikëve.

Shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla në Kukës dhe Has, arrestohen në flagrancë 6 shtetas.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike dhe fara kanabisi.

Strukturat e DVP Kukës, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotikëve, në kuadër të hetimit disamujor të nisur ndaj disa shtetasve, për shpërndarje të lëndëve narkotike në Kukës dhe Has, bazuar në provat e siguruara, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Binomi”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. C., 23 vjeç, A. M., 24 vjeç, L. P., 28 vjeç, B. P., 24 vjeç, G. P., 23 vjeç, dhe B. P., 15 vjeç, banues në Kukës dhe Has.

Gjatë operacionit, në qytetin e Kukësit, në lagjen Zabel, shërbimet e Policisë kanë ndaluar dy automjete, me drejtues shtetasit G. P. dhe A. C.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetet e tyre, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike kanabis dhe fara kanabisi.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar së këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike në doza në qytetin e Kukësit dhe Hasit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.