E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjata i përgjigjet Ballës: Sot është më e qartë se kurrë se….
Publik News

Gjata i përgjigjet Ballës: Sot është më e qartë se kurrë se….

Sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata i është përgjigjur reagimit të kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla, i cili fliste këtë mëngjes për një marrëveshje për zgjedhje të parakohshme me PD, te cilen sipas tij, e “ka konfirmuar’ kryedemokrati Lulzim Basha. Gjata thotë se për zgjedhjet ka ditë që flasin “më së shumti ata që duhet të japin llogari për shitblerjen e votës dhe që janë kapur në flagrancë duke bërë pazar me votat e shqiptarëve”. “Sot është më e qartë se kurrë: Shqiptarët kanë nevojë të dalin nga gjendja ku ndodhet vendi si pasojë e vjedhjes së zgjedhjeve.

Prandaj, zgjedhjet e parakohshme vendore dhe qendrore, janë e vetmja mënyrë për të rikthyer legjitimitetin e institucioneve ne vend!”, shkruan Gjata. Reagimi i plotë Prej ditësh eksponentë socialistë, më së shumti ata që duhet të japin llogari për shitblerjen e votës dhe që janë kapur në flagrancë duke bërë pazar me votat e shqiptarëve, flasin lart e poshtë per zgjedhjet. Tryeza për Reformën Zgjedhore e ka misionin e saj të qartë dhe të përcaktuar në agjende me saktësi. Reforma elektorale është një hap i rëndësishëm për zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri. Është hapi i parë për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Hapi i dytë është qeveria tranzitore para çdo palë zgjedhjesh dhe padyshim ndëshkimi i atyre që janë kapur duke blerë vota. Sot është më e qartë se kurrë: Shqiptarët kanë nevojë të dalin nga gjendja ku ndodhet vendi si pasojë e vjedhjes së zgjedhjeve. Prandaj, zgjedhjet e parakohshme vendore dhe qendrore, janë e vetmja mënyrë për të rikthyer legjitimitetin e institucioneve ne vend!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.