Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë 178 persona
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 151 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 15 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 40 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Ndërsa vijojnë të trajtohen edhe pacientë të dyshuar për COVID19, sipas protokolleve përkatëse”, njofton Ministria e Shendetesise.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë 178 persona. Kështu numri i personave që janë infektuar që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 8605. Ndersa fatkeqesisht katër pacientë kanë humbur betejën me COVID, duke e çuar kështu numrin e viktimave në 254.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



