Gjekmarkaj: E stisur të asociosh PD-në me Rusinë
Analisti Agron Gjekmarkaj thotë se dy partitë e mëdha në Shqipëri janë pro amerikane dhe është e stisur që Partia Demokratike është lidhur me rusët.
I ftuar në “Real Story” në News 24, Gjekmarkaj thotë beteja kundër Edi Ramës në skandalet e korrupsionit nuk është betejë kundër Amerikës.
Gjekmarkaj: Duke bë propagandë për Ramën mos mendoni qe po mbroni Amerikën se nuk ka nevojë për ju! Ndërsa jo çdo betejë kundër Edi Ramës për skandale e korrupsion është betejë kundër Amerikës është thjesht kundër Edi Ramës! Është e stisur dhe shërbestare të asociosh opozitën me Rusinë dhe Kinën! Nuk mendoj që dy partitë e mëdha shqiptarë të jenë antiamerikane, përkundrazi janë pro amerikane! Lexoni kujtimet e De Mikelis për vitin ‘92! Ai thotë që Sali Berisha e spostoi Shqipërinë drejt Amerikës dhe e largoi nga ndikimi historik italian!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



