Gjekmarkaj e thotë hapur: Basha ska më të drejtë të jetë lider i PD !
Agron Gjekmarkaj deputeti i partisë demokratike është shprehur se është kundër mendimit që Lulëzim Basha të rikthehet sërisht lider i partisë demokratike.
Gjekmarkaj tha se zgjidhja për të shpëtuar nga ngërçi do të ishte krijimi i një grupi të ri, pa pasur mendjen te logoja dhe vula, por të shkohet atje ku është shumica.
Gjekmarkaj: Ishte rezultat shumë i keq. E kisha parë qartë se nga po shkonte dhe ishte një rrokullisje totale. Duhet një rikonceptim i plotë për opozitën.
Bashkimi i opozitës dhe takimi i Bashës me të rinjtë. Përçarjet e PD zyrtare çfarë mund të thoni?
Gjekmarkaj: Çdokush ka të drejtë të bëjë politikë që do , edhe Luzim Basha mund të bëjë zgjedhjet e ve. Por Basha ka humbur të drejtën të jetë lider i PD sepse ka konsumuar një kohë të caktuar historike prej 9 vitesh dhe në i dimë se si kanë qenë rezultatet. Secili prej nesh, ndoshta kemi qenë emocional dhe pas zgjedhjeve, por duhet të arrijmë në konkluzionin që grupi i Berishës është votuar dhe nga njerëzit është parë si PD dhe nuk është parë grupi tjetër. Unë e kam thënë që nëse jemi të zotë le të themelohet një grup i ri dhe të mos mbajmë as logo dhe as vulë, por ta çojmë atje ku e do shumica. Kjo nuk ka ndodhur dhe tani jemi pas zgjedhjeve she shohim se koalicioni i zotit Berisha ka marrë mbi 500 mijë vota.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



