E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjekmarkaj: Hapja është për t’u përshëndetur, një parti e madhe ka nevojë për të gjithë
Publik News

Gjekmarkaj: Hapja është për t’u përshëndetur, një parti e madhe ka nevojë për të gjithë

Hapja e Partisë Demokratike dhe rikthimi i mundshëm i një figure si Genc Ruli, por edhe figura të tjera është komentuar këtë mbrëmje në News 24.

gjekmarkaj-1-768x433

 

 

 

 

Sipas analistit, Agron Gjekmarkaj një parti e madhe si PD, ka vend për të gjithë. Ai shtoi se procesi që pritet të nisë nesër në PD është për t’u përshëndetur.

“Basha dhe Berisha janë dy politikanë të ndryshëm, dy profile të ndryshme dhe një përpjekje për t’i krahasuar nuk na con gjëkundi. Mendoj që ajo që fillon nesër (hapja e paralajmëruar nga Basha) është një proces për tu përshëndetur”,- tha ai.

Sipas analistit, “Ne kemi në pushtet një parti të një lideri të fortë e autoritar që e kontrollon. Ajo që pres të ndodhë është që PD të krijojë frymë, të krijojë rregulla. Një parti e madhe ka nevojë për të gjithë. Partia ka profil interesant me ca të rinj, por duket sikur i mungojnë peshat e rënda. Basha nuk ka gabuar në 2017 se ka larguar disa figura, unë e kam kritikuar për mënyrën se si i ka larguar. Duhet krijuar ekuilibri i jashtëzakonshëm. Dialektika do na conte në këtë që nëse ata që kanë ikur të ishin aty sot do thoshim që PD ka nevojë të riformohet. Basha ka përpara ekuacionin që të ndërtojë partinë që do shoqëria, dhe ta cojë këtë parti drejt fitores”,- tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.