E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjekmarkaj i ankohet Ramës për ‘bankën’ e parë të Kuvendit:
Lajme

Gjekmarkaj i ankohet Ramës për ‘bankën’ e parë të Kuvendit:

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka ironizuar ministret e qeverisë për sjelljen e tyre në Kuvend. Gjekmarkaj i kërkon me ironi kryeministrit Edi Rama të vërë rregull pasi shton se nuk është e lehtë të mbash fjalën në Kuvend teka dëgjon zëra nga mbrapa.

1

Ai shprehet se sa herë është kryeministri në Kuvend në rreshtin e ministrave nuk pipëtin as miza, por sapo largohet ai ‘gajasen’ me batutat e kolegut të tyre Ulsi Manja.

Statusi i plotë i Agron Gjekmarkajt

Ankesë Babos për ministreshat  muhabetqare!

Babo ti je goxha njeri ! Ty zallamahia të bezdis. Rremuja e rremeti , gazepi e qameti po kaq. Babo ti je armik i madh i akraballekut. Ti do paqe , lezet, marifet e vemendje. Kur ti Babo vjen në sallë nuk pipetin as miza, të gjithë sus. Edhe ne të Opozites gezohemi, themi erdhi Babo e do na gajasë, do i bjerë monotonisë me çifte. Qeveria rri urtë si dele perendie, salla poshtë po kaq me kersheri. Po kur ti Babo iken kepusin zinxhiret e fillon  rrokullima. Hukama e piskama presin vertikalisht e horizontalisht Kuvendin. Salla boshatiset e kafja mbushet. Po nuk është ky thelbi i ankeses time të perunjur.

Po të drejtohem si edukator i eperm që je Babo. Ja sot mora fjalen dhe u llafosa per viziten në Vatikan, u tregova ca historira e gjëra si logjike e moteve  që perjashtojnë rastesitë. Po ç’të te tregoj mor Babo ! Delines nuk i pushonte goja, dërr dërr e dërr dërr! Duket sa të jetë Zamo ajo mund të llafoset sa të dojë e të qeshë po kaq me llaftar.

Parabolat e Ulsiut i dukeshin ku e ku më interesante se historitë me Papë e Buzukër, Bogdane e Kuvend Arberit !  Nuk u bëra xheloz per erudicionin e Ulsiut, thjeshtë e admirojmë. Të qeshura Babo, zgerdhirje Babo e gajasje pa fund, zukama Babo. Të flasesh me një koshere bletesh nga pas nuk është e lehtë.

Rixha Babo qortoji nga pak qerrateshat se vetem të mos flasin po ju kerkojmë, as punë as rroga, as rënd, as gjë prej gjëje. Kam besim Babo që i vrenjtur do i nakatosesh e këtë maraz do ma heqesh. Jo të gjitha ! Keto afer Ulsiut ai i uruari i shtie ne ngasje dhe i derdh në gaz. Njëra fliste per Byrek, tjetra per japrak!Njëra per rroba , tjetra per diete. Me nxinë jeten Babo! Shpetona nga muhabetqaret.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.