E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjekmarkaj në Konferencën e Kryetarëve: Parlamenti dhe Kushtetuta s’janë pronë e askujt! T’i kthehemi arsyes
Lajme

Gjekmarkaj në Konferencën e Kryetarëve: Parlamenti dhe Kushtetuta s’janë pronë e askujt! T’i kthehemi arsyes

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Konferencës së Kryetarëve është shprehur se zgjidhja e ngërçit politikë dhe rregullat janë në Kushtetutën e vendit.

Agron gjekmarkaj protesta1

Sipas Gjekmarkajt, Parlamenti dhe Kushtetuta s’jaën pronë e askujt, por ato janë në shërbim të qytetarëve dhe aspiratave të tyre.

Mësohet se Gjekmarkaj i ka bërë thirrje maxhorancës që t’i kthehet arsyes për të dalë nga situata ku është Parlamenti aktualisht.  “Po nxitem nga fjalët që u përdoren këtu, normalitet dhe proteste që të shpreh dy mendime. Duhet të kujtojmë sot se demokracia shqiptare është bijë e protestës së studenteve kundër “normalitetit” të diktaturës.

“Normaliteti”, sjell stanjacion i cili ka nevoje për shkundje. Nuk duhet  të kemi aversion ndaj protestave. Ato janë gjithmonë emancipuese. Të tilla kanë bërë demokratet dhe socialistet në emër të standardeve, standarde këto qe mbase nuk i kemi aty ku dëshirojmë të jenë.

Parlamenti dhe Kushtetuta nuk janë pronë e askujt pos e qytetareve për t’u shërbyer atyre në aspiratat e tyre. Ato janë institucione  që e kane te detyrueshme bashkëjetesën. Askush as nuk duhet as mund t’i përvetësoje. Ne jemi pasiononte në mbrojtje të interesave tona partiake duke notuar mes rregullave dhe hileve.

Rregullat janë në kushtetute , aty është edhe zgjidhja. le të kapim momentin dhe t’i kthehemi arsyes monopolin e se cilës se ka asnjë i vetëm si nocion e pasuri publike qe është.

Hilet pastaj, intensifikimi i tyre te çojnë drejt reagimeve! Protesta e këtyre muajve e opozitës është një dobi publike, ajo vendos një standard për të tejkaluar një tjetër. Secili duhet te mësoje prej saj! Ajo le trashëgimi për jetën politike!”, mësohet të jetë shprehur Gjekmarkaj

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.