E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjekmarkaj pas përjashtimeve të Alibeajt: Kam marrë një vendim
Lajme

Gjekmarkaj pas përjashtimeve të Alibeajt: Kam marrë një vendim

 Nënkryetari i Parlamentit Agron Gjekmarkaj ka reaguar ekskluzivisht për “Now me Erla Mëhillin” sa i takon përjashtimit të katër deputetëve demokratë.

“Prej muajsh nuk kuptoj më asgjë! Njerëzore është të mos kuptosh. Më mungojnë të gjitha instrumentet racional të përkufizimit për këtë mot politik. Kam marrë një vendim të brendshëm që mbase duhet ta formalizoj dhe së jashtmi që të shpjegoj vetëm veprimet e mia dhe jo të të tjerëve me fjalë ose me heshtje. Prej kohësh irracionalja, egoja, intrigat, egërsia vërshojnë nga të gjitha anët. Sadoma dhe Gomorra më shfaqen para syve në të gjithë lugubritetin e vet. Tek ‘Iliada’, lapidar është një varg: Pse vraponi për të vdekur o të mjerë? Secili duhet ta lexojë, vlen për të gjithë ata që e duan jetën” shkruan deputeti.

Pas leximit të këtij reagimi, Erla Mëhilli u shpreh se me shumë gjasa Gjekmarkaj do të dalë si një deputet i pavarur, pra jashtë grupit parlamentar

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.