E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjekmarkaj thirrje Bardhit e Tabakut: Ndaloni Bashën të marrë logon e vulën e PD
Lajme

Gjekmarkaj thirrje Bardhit e Tabakut: Ndaloni Bashën të marrë logon e vulën e PD

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj i është drejtuar sot me një thirrje deputetëve Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku, duke i kërkuar që të ndalojnë Lulzim Bashën të marrë vulën e PD, referuar deklaratës së mbrëmshme të Kolegjit të Kryetarëve, të cilët u shprehën se deri më 15 korrik duhet të zgjidhet kryetari i ri i partisë.

Gjekmarkaj u shpreh se duhet të kurajë për të ndaluar Lulzim Bashën të marrë si të tijën atë që nuk është dhe t’i rezistohet asimilimit nga Sali Berisha.

Deklarata e plotë:

Në paarsyen e pergjithshme që ka shperthyer si i baraslarguar nga “Foltorja” dhe “Vula” ndaj Bardhit e Tabakut kam një lutje të bëjnë gjithçka që PD zyrtare të mos vrasë çdo deshire për një opozite të re e cila nis me bashkimin si kushti më elementar.

Aty ku ka mbaruar pothuaj gjithçka nuk duhet të mbarojë kurajo për të ndaluar njërin nga fajtoret emri i të cilit është Lulzim Basha për të marrë si të tijen atë që nuk është, logon e vulen e PD-së. Njerzit me 14 Maj i thanë ske punë me to. Pastaj i pat 9 vjet ! Ç’beri me to? Atë qe dini, një vrime në ujë.

Po kaq grupi i mbetur duhet ti rezistojë asimilimit nga Sali Berisha me shpresen që vdes e fundit se ai do të terhiqet nga konflikti me kohen dhe të ardhmen.

Tek e fundit edhe atij i duhet dhënë ënde një mundesi e kufizuar si pergjeqës kryesor e fajtor po i tillë që të racionalizojë raportin mes se mundures dhe të pamundures. Zgjidhje pa të nuk ka siç me të fitorja është genjeshtra më e madhe që ofrohet në piate.

Partia e “Vules” nuk ka më anëtar por ka forume emermedha qe vazhdojnë e thirren kolegj kryetaresh , kryesi me the e të thashë, diku nja 50 veta që kanë humbur lidhjet me realitetin dhe i kanë ato vetem me Bashen. Bardhi është kryetar i një grupi parlamentar prej 20 deputetesh të dalë nga zgjedhjet e Prillit 2021 të cilet kanë një mbeshtetje ku e ku më te madhe e legjitime se komuniteti “kolegj& kryesi”.

Ndaj duke parë maskaraden një funksionale i bëj thirrje Bardhit , Tabakut si koleg e qytetar të bëjne gjithçka për të penguar pa u kompleksuar aspak pervetesimim e simboleve të pluralizmit nga një qejfli karrigeje per ambicje personale.

Mund të deshtoni në të dy anet por fitoni shumë nuk ju mbetet në kurriz turpi i një vjedhjeje dhe hedhja në ere e çdo ure bashkimi. Nuk mund të bëhen zgjedhje vetem në kompjuter me lista të “vdekura”!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.