Gjekmarkaj: U zbehe nga frika mos të hynte me dacka Doktori
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Gjekmarkaj i drejtohet sërish Ramës, që i ka vendosur nofkën ‘Babo’, ndërsa ka komentuar zhvillimet në Kuvend.
ANALIZA E GJEKMARKAJT
Kronika e fundit dhe marifetet e Babos!
Në ato të pakta ditë kur para nesh shfaqesh ti Babo, zakonisht vjen si “dulcis in fundis” ndersa sot si meze per rakinë ball kazani të Kuvendit mberrite. Babo dje në livadhet e banalitetit i leshove llafet si gardalinat nga kafazi ” Foltore” , “Gojore” , “Foltore” , “Nënfoltore”, këtë fundit ta quaje se paku “opozita properendimore” siç bën Tao i cili na motivon e pasdite të citoi.
Kushedi i ke menduar gjithë naten dhe me zor ke pritur agimin që ti gjuash në mes të mexhlisit. Pastaj me “organet” luajte qamet Babo herë si patriot i ndezur e herë si pacient i Frojdit që nuk gjeje derman.
Po ti Babo e mban veten namuzqar e telbizqar të madh, xhentil me gratë, i drejtë me burrat, i dashur me pleqtë dhe i embel me femijet!
Po keta të Opozites nuk janë shqiptarë që i shan e fyen si të ishin hasem?!
U zbehe Babo kur tu afrua Doktori pas mynxyrave që ti i jep paradhenie si të jesh dorasi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



