Gjenden fajtorët për vrasjen e 39 migrantëve
Është bërë me dije se dy burra janë shpallur fajtorë për vrasjen e 39 migrantëve vietnamezë të gjetur të vdekur në një kamion-frigorifer në Esiks të Britanisë së Madhe.
Kujtojmë se 1 vit më parë migrantët u mbytën në kontejnerin e mbyllur gjatë rrugës nga Zeebrugge në Belgjikë në Purfleet të Britanisë së Madhe.
Gjykata për këtë rast ka shpallur fajtor me akuzën e vrasjes shoferin e kamionit Eamonn Harrison, nga Irlanda e Veriut dhe shtetasin rumun Gheorghe Nica.
Dy të tjerë u dënuan si pjesë e një komploti më të gjerë të kontrabandës me njerëz.
Të katër u gjetën fajtorë për rolet e tyre në një rrjet fitimprurës kontrabande për të cilin prokurorët thanë se ishin motivuar nga lakmia.
Gjatë gjyqit, u paraqitën fotografi të viktimave – të cilët përfshinin një murator, një të diplomuar universiteti dhe një teknik të thonjve – duke thënë se ëndrrat e tyre ishte një jetë më e mirë.
Kohëzgjatja e dënimeve për personat e shpallur fajtorë do të bëhet publik në muajin janar të vitit 2021.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



