E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjendet 800 m thellë në Atlantik, nëndetësja e zhdukur e Argjentinës
Lajme

Gjendet 800 m thellë në Atlantik, nëndetësja e zhdukur e Argjentinës

Mbetjet e një nëndetëseje që u zhduk me 44 veta të ekuipazhit në bord në Argjentinë, më 15 nëntor të vitit 2017 janë gjetur. Kështu njofton BBC, duke cituar Marinën e këtij shteti.

Nëndetësja ARA San Juan u zhduk 430 km larg brigjeve të Argjentinës në 15 nëntor 2018.

Marina i ndali kërkimet dy javë pas zhdukjes së nëndetëses.

Megjithatë, një vit dhe një ditë pas datës së zhdukjes, zyrtarët njoftuan se e kishin gjetur në 800 m thellësi nën sipërfaqen e oqeanit Atlantik.

Kush janë anëtarët e ekuipazhit të nëndetëses së zhdukur argjentinase?

Sipas një njoftimi në Tëitter nga Marina e Argjentinës, u identifikua nën ujë nga një kompani amerikane. Marina kishte shpërndarë një foto nga shtrati i oqeanit, duke hedhur dyshimet se një objekt 60 m i gjatë mund të ishte nëndetësja e zhdukur.

Të afërmit u mblodhën për të kujtuar të dashurit e tyre këtë javë, kurse presidenti Mauricio Macri premtoi se do të vazhdonte kërkimet për nëndetësen.

ARA San Juan po kthehej nga një mision rutinë në Ushuaia, pranë majës jugore të Amerikës së Jugut, kur u njoftua për një prishje të sistemit elektrik.

Sipasm komandantit të Marinës, Gabriel Kaleazzi, nëndetësja njoftoi për një qark të shkurtër në bateritë e anijes.

Nënëdetësja u urdhërua të ndërprsite misionin dhe të kthehej menjëherë në bazë në mar de Plata.

Por, kontakti i fundit i Marinës argjentinase me anijen ishte rreth orës 7:30 (10:30 GMT0 më 15 nëntor dhe në atë pikë kapiteni konfirmoi se ekuipazhi ishte mirë. Tetë ditë pasi nëndetësja u zhduk, Organizatat e Traktatit ;për ndalimin e testeve bërthamore me bazë në Vjenë tha se kishte kapur një zhurmë disa orë pas kontaktit të fundit me nëndetësen.

Njesia që operon me një rrejt dëgjimi për të monituar shpërthimet bërthamore tha se kishte pasur një “anomali hidro-akustike” rreth 30 milje detare ose 60 km në veri të pozicionit të fundit të nëndetëses në orën 10:31 ose 13:31 GMT.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.