Gjendet e djegur makina e ekzekutorëve/ Ngjarja ndodhi te lokali i viktimës
Një ngjarje e rëndë ndodhi paraditen e kësaj të marte, në një lokal në qendër të qytetit të Rrëshenit.
Martin Bardhi, 59 vjeç u qëllua për vdekje.
Autorët dyshohet të kenë qenë dy persona, të cilët pasi hapën zjarr u larguan me një makinë fuoristradë me ngjyrë të zezë. Pas ngjarjes, në fshatin Gëziq të Mirditës është gjetur duke u djegur një fuoristradë që dyshohet se i përket autorëve.
Në momentin e të shtënave në zonë kishte qytetarë të shumtë. Policia njoftoi se kanë mbetur të lënduar edhe 3 qytetarë që ndodheshin në afërsi të vendit të ngjarjes.
Vendi në në fjalë ndodhet pranë spitalit të qytetit dhe rreth 50 metra larg komisariatit të Rrëshenit.
Bardhi u qëllua në lokalin në pronësi të tij.
Viktima raportohet se kishte pak kohë që ishte liruar nga burgu.
Dyshimet e para janë se vrasja ka ardhur për shkaqe hakmarrje. Kjo për shkak të konflikteve mes fisit Bardhi dhe Reçi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



