E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjendet i vdekur në hotel, konsulli grek e kaloi natën me dy femra
Bota

Gjendet i vdekur në hotel, konsulli grek e kaloi natën me dy femra

Konsulli grek në Venezuelë është gjetur i vdekur në dhomën e hotelit ku banonte në kryeqytetin Karakas. Mediat venezueliane dhe ato greke shkruajnë për Angelos Haritos, se vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e problemeve shëndetësore. Policia po heton edhe në pistën se ndaj tij mund të jetë kryer një akt kriminal.

Gjithashtu janë marrë  në pyetje dy femrat që kishin shoqëruar konsullin 55- vjeçar mbrëmjen e djeshme. Ato treguan se 55 vjeçari kishte konsumuar alkool dhe më pas u ankua se kishte dhimbje në kraharor.

Shqetësimet vazhduan deri sa ai më pas humbi vetëdijen dhe u gjet pa shenja jeta. Konsulli po qëndronte në hotel “Altamira Suites”, në Karakas të Venezuelës. Kur shoqërueset e 55 vjeçarit panë se ai nuk po zgjohej, thirrën menjëherë rojet e sigurisë dhe ndihmën e shpejtë, po ndërhyrja për ta sjellë në jetë ka qenë e kotë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.