E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjendet i vetëvarur vlonjati i zhdukur
Publik News

Gjendet i vetëvarur vlonjati i zhdukur

Gjendet i vdekur në kodrat e Xhyherinës shtetasi Arjan Berberi, banues në Vlorë. Policia ka konfirmuar lajmin.

Arjan Berberi ishte larguar nga shtëpia e tij në lagjen ‘Pavarësia’ pasditen e 4 shkurtit dhe që nga ajo ditë nuk ishte parë më.

Pas denoncimit të zhdukjes së tij, policia ka njoftuar pasditen e sotme se një bari i zonës ka lajmëruar policinë për një person të varur në degën e një ulliri.

Pas verifikimit nga familjarët, rezultoi se ai ishte shtetasi Arjan Berberi.

Theksohet fakti që shtetasi në fjalë vuante nga çrregullime mendore pas divorcit dhe kthimit nga Italia që në vitin 2001

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.