E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjendet një person i vdekur në Sarandë
Lajme

Gjendet një person i vdekur në Sarandë

Një person i pajetë është gjetur pasditen e sotme në Sarandë.

Personi është gjetur i mbytur në një kanal në Vrion, bashkia Finiq. Trupi i pajetë është parë nga kalimtarët të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Trupi është nxjerrë me vështirësi nga kanali, pasi ishte i mbuluar nga ferrat.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës si dhe shkaqet e ngjarjes.

Siç bëhet e ditur, kufoma i përket një personi mashkull rreth 45 vjeç dhe se ka disa ditë në ujë.

Ne trupin e viktimës nuk duken shenja dhune, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.