Gjendet një trup i pajetë në brenda terminalit të Portit në Durrës, dyshimet e para
Trupi i pajetë i një personi është gjetur mëngjesin e sotëm në Durrës, brenda rrethimit të Portit.
Sipas informacioneve paraprake, trupi që i përket një personi të seksit mashkull është gjetur në kalatat e Portit të Durrësit, ndërsa identiteti nuk bëhet ende i ditur. Policia dyshon se viktima ëhstë një emigrant nga Siria ose nga Afrika.
Grupi i hetimit ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbuluar identitetin e viktimës dhe shkakun e vdekjes.
Durrës/Informacion paraprak.
Më datë 10.07.2020, rreth orës 07:45, në akuariumin e portit, është gjetur i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar, i seksit mashkull, i dekompozuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe për zbardhjen e ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



