E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjendet pas 6 ditësh pa jetë, minatori Muharrem Plaku, nën masivin e shembur
Publik News

Gjendet pas 6 ditësh pa jetë, minatori Muharrem Plaku, nën masivin e shembur

Në Bulqizë është gjetur pas 6 ditësh kërkime, trupi i pa jetë i minatorit Muharrem Plaku. 61 vjeçari është gjetur gjatë kërkimeve në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Trupi i tij  është gjetur në hapësirën e galerisë në një distancë rreth 450 metra në thellësi, i zënë poshtë nga materiali i shembur. Më datë 15 shtator 2021,  Policia e Bulqziës njoftoi se rreth orës 12.10, në një subjekt minerar në Bulqizë, pati një rënie të një masivi minerali dhe nga informacionet paraprake të punëtorëve, u dyshua se mbeti i bllokuar në galeri një punëtor.

Viktima

Grupi i avari-shpëtimit të minierave nisi punën për pastrimin e galerisë dhe për t’i ardhur në ndihmë punëtorit, që kishte mbetur në galeri. Nga ana tjetër, grupi hetimor nisi hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.