Gjendja në PD/ Basha: Demokratët duan bashkimin
Kryedemokrati Lulzim Basha në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar ka deklaruar se situata në PD nuk është për të bërë justifikime apo koka turku.
Basha: Vendosmëria për të bërë gjithçka për të përbashkuar PD-në dhe pa diskutim përgjegjësia kryesore bie mbi mua dhe ndava me grupin parlamentar atë që do të ndaj edhe me institucionet e tjera të partisë, vënien time në dispozicion të zgjidhjes që ndihmojnë përbashkimin e PD-së dhe ecjen e demokratëve përpara.
Pse nuk e dhatë dorëheqjen z. Basha, ua kërkoi edhe grupi parlamentar?
Basha: Sot grupi parlamentar ka bërë një analizë të gjendjes, ka parë mundësitë e përbashkimit të demokratëve. Nuk ka kërkuar as koka turku dhe as justifikime. Dhe as unë nuk jam këtu për të bërë justifikime apo kokë turku.
Kanë kërkuar dorëheqjen tuaj z. Basha
Basha: Një sekondë, ajo që dua të t’u them sot është bashkimi i demokratëve, demokratët janë bashkuar rreth vlerave, standardeve dhe parimeve. Në të njëjtën mënyrë do të ecim përpara. Sa më takon mua, jam në dispozicion të zgjidhjes me gjithçka që unë kam në dorë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



