Gjenerali amerikan tregon dhuratën që i ka bërë Rama: Po të hyni në zyrën time, do shihni…
Gjenerali amerikan, Tod Daniel Wolters, pas dekorimit me medaljen “Ylli i Madh”, ka treguar për eksperiencën e tij në Shqipëri që prej vitit 2016.
Gjatë ceremonisë, ai u shpreh se Shqipëria është vëllai i madh në rajon përsa i përket marrëdhënies me NATO-n.
Wolters ndër të tjera ka zbuluar dhuratën që i ka bërë Rama. Ai thotë se është një pikturë që e ka vendosur në zyrën e tij.
“Shqipëria është vëllai i madh në rajonin tonë të NATO-s. Vendet e tjera në rajon ngrihen në mëngjes, dhe shohin vendin tuaj për t’u drejtuar se ku do shkojnë dhe çfarë do bëjnë. Ajo që kam parë që prej 2016-ës, është rritje. Rritje nën udhëheqjen tuaj, është e jashtëzakonshme. Dua të ndaj një histori me kryeministrin. Më ka dhënë një prej dhuratave më të menduara që unë do e kujtoj gjithë jetën. Disa kanë ardhur në zyrën time dhe kanë parë një pikturë që ngërthen kaq shumë marrëdhënien SHBA-Shqipëri. Ajo ka një kuptim të madh.
Sa e rëndësishme është për të vazhduar për të ecur në rrugën e duhur. Do kemi edhe 100 vjet të tjera më entuziaste. Do të doja të shpenzoj pak sekonda për të folur për disa elementë të rëndësishëm që mbaj këtë uniformë. Ne kërkojmë frymëzimin, dhe zakonisht frymëzohemi nga qënia njerëzore. Në këto vite, ju kryeministër jeni mishërim i udhëheqjes. Mund të hyni në një sallë me drejtues të lartë të NATO-s, dhe brenda sekondës, këta kuptojnë se ka një qenie njerëzore unike që frymëzon çdo njeri tjetër. Në jetën time ju jeni frymëzim” – tha Wolters.
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot se është punuar për një projekt për një bazë detare të NATO-s në Shqipëri. Rama tha se idetë do i shpalosen Komandantit të Komandës Operacionale të NATO-s, Gjeneral, Tod Daniel Wolters.
Edi Rama: Fakti që kam pasur mundësi të takohem me gjeneralin, të flas me të më ka bërë të ndihem shumë i inkurajuar në fjalët e tij kur më tha “mund të jeni një vend i vogël, e keni një ushtri të vogël, por mund të gjen vendin tuaj duke krijuar vlerë të shtuar për të gjithë aleancën”.
Kjo është ajo çfarë më frymëzoi për t’i ndarë këto fjalë me ministren, me shefin e Shtabit, me njerëz të terë e na bëri të ulemi e të mendojmë më thellë se si mund të arrijmë deri aty.
Kemi disa ide të mira e çka është më me rëndësi kemi disa miq të mirë. Jemi shumë besimplotë sot që mund të gjejmë vërtet vendin tonë për të qenë vlerë e shtuar në këtë aleancë.
E lashë për këtë moment që ti them gjeneralit që nesër do kemi mundësi t’i tregojmë disa prej ideve e në këto kohë mjaft specifike të rrezikshme besoj që ai sërish do konsiderojë për të pasur një bazë detare të fjalës së fundit të NATO-s në Shqipëri.
Na takon ne që ti paraqesim projektin atij e ti tregojmë atë për çka kemi punuar e më pas ai më pas që prej fillimit do jetë avokati e mbështetësi i kësaj ideje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



