E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Gjenerali i ushtrisë së burgosur”, Arlind Qori proteston para Kuvendit
Lajme

“Gjenerali i ushtrisë së burgosur”, Arlind Qori proteston para Kuvendit

Sot, Lëvizja Bashkë zhvilloi një protestë para Kuvendit të Shqipërisë, duke kërkuar përgjegjësi nga Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, lidhur me aferat miliona euroshe që janë aktualisht nën hetim nga SPAK.

Një nga protestuesit u shpreh me tone të forta:

“Nëse dikush në fshat ndërton një mur pa leje shkon në burg, por nëse i vjedh popullin më të varfër në Evropë, jo vetëm që nuk shkon në burg, por edhe mbrohesh nga numri 1 i pushtetit.”

Gjatë protestës, mbështetësit mbanin pankarta me mesazhe të qarta ndaj qeverisë dhe ministres:

  • “Gjenerali i ushtrisë së burgosur” (referencë për kryeministrin Rama)

levizja bashke proteste kuvendi balluku (10)

  • “Rama dhe Balluku na vodhën festat”

levizja bashke proteste kuvendi balluku (11)

  • “Populli mbjell, oligarku korr”

  • “Kush mbjell uri, korr revoltë”

levizja bashke proteste kuvendi balluku (14)

Kujtojmë se Belinda Balluku është marrë nën hetim nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për dyshime lidhur me shkelje të barazisë në tendera.

SPAK i ka kërkuar gjithashtu Kuvendit të Shqipërisë heqjen e imunitetit të saj, çka, sipas ligjit, mund të hapë rrugën për marrjen e masave më të ashpra të sigurisë, përfshirë edhe arrestimin.

levizja bashke proteste kuvendi balluku (6)

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.