E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjergj Luca jep lajmin e gëzueshëm/ “Peshkimi shqiptar merr pikë maksimale nga BE”
Lajme

Gjergj Luca jep lajmin e gëzueshëm/ “Peshkimi shqiptar merr pikë maksimale nga BE”

Gjergj Luca ka dhënë një lajm të gëzueshëm për të gjithë peshkatarët duke u shprehur se peshkimi është cilësuar me pikët maksimale nga BE. 

“Peshkimi shqiptar ka marrë pikët maksimale ng BE. Këto pikë kthehen në fonde për ne, në investime, në anije të reja si dhe në rritje të numrit të të punësuarve”, tha Luca.

Me anë të një video-je në rrjetet sociale, Luca shprehet se Iniciativa Evropiane e Stabilizim-Asociimit ka klasifikuar peshkimin shqiptar si parim i plotësimit të standarteve të hyrjes së Shqipërisë në BE.

Ai u uron të gjithë peshkatarët që të mos ndalen dhe të vazhdojnë ritmin e tyre.

“Një lajm të gëzuar dua të ndaj me ju miq. Iniciativa Evropiane e Stabilizim-Asociimit ka klasifikuar peshkimin shqiptar si pararojë e plotësimit të standarteve të hyrjes së Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Suksese kolegëve të mi peshkatarë dhe rritmi ynë le të mos ndalet”, shprehet Luca.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.