Gjergj Luca ka një lutje për Isamil Kadarenë
“Sot kemi datëlindjen e një burri shumë të madh, e një kalorësi të legjionit të nderit të Francës, e një kalorësi të legjinoit të nderit të integrimit të Shqipërisë në komunitetin europian, të një burri të madh të Shqipërisë, të një burri që na ka inspiruar me shpirtin e tij, me fjalët e tij, të gjithë zemrat e shqiptarëve, na ka bërë krenar kudo ku ne kemi shkuar. Ky burrë e ka emrin Ismail Kadare , i madhi Ismail Kadare. Që me të thënë të drejtën nuk ka ngelur cep i botës pa e thirrur, pa e respektuar, pa e dekoruar dhe këto kanaçet tona, nuk ka pranuar kurrë ti marri këto dekotat e famshme të personaliteteve tona të mëdha, që ne i bëjmë president”, thotë Luca.
“Unë do t’i lutem me gjithë shpirt këtij njeriu, këtij njeriu që ne na motivon, që ne na bën të ndihemi krenar. Pranoje një titull nga njerëzit e punës, pranoje një titull nga njerëzit që e duan këtë vend, pranoje një titull që ne e kemi me motivacion për burrat dhe njerëzit që puna është e vërteta e tyre dhe e vërteta e tyre është dashuria, është pasioni dhe këmbëngulja që ne duam të bëjmë për Shqiëprinë. Edhe 100 Isamil”, është shprehur Luca
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



