Gjergj Luca themelon kinostudion “Shqipëria dje”
Gjergj Luca ka sjellë një tjetër risi në Fish City. Themelon kinostudion “Shqipëria dje”. Një ambient ndërtuar në emër të dashurisë për artin, dhe dedikuar totalisht atij.

Ndërtimi i saj filloi një vit më parë për t’u shndërruar në një kinema të nëj standardi të lartë, jo vetëm të dy sallave ku do të shfaqen filmat, por edhe të ambienteve hyrëse ku nuk kanë munguar portretet e aktorëve më të mirë të kinematografisë shqiptare dhe asaj botërore.
Ajo do të jetë një portë argëtimi për të gjithë kinema dashësit, e ku çdo ditë në to do të shfaqet 1 film shqipatar falas.
Përurimi i këtij investimi është bërë me filmin ‘Njerka”, të regjisorit të mirënjohur Leka Bungo.
Regjisori Leka Bungo: Ky është rast unikal do të thosha, sepse është hera e parë që një biznsmen, ndryshe nga shteti, i cili është i detyruar t’i ofrojë popullit qendra kulturore siç janë kinemaja, ky e bën në biznesin e vet dhe shpenzimet e tij. Sipas gjykimit tim kjo është një iniciativë e mrekullueshme.
Në radhë të parë është shumë shqiptare dhe në radhë të dytë është shumë artistike. Ka edhe motive sepse biznesmeni që e ka bërë është artist vet, është nga familje artistësh, vetë arstist.
Përurimi i këtij investimi është bërë me filmin ‘Njerka”, të regjisorit të mirënjohur Leka Bungo. Të pranishëm kanë qënë emra të njohur të artit dhe kinamtografisë shqiptare. Për Gjergj Lucën, inagurimi i kinemasë me filmin e Leka Bungos përbënte një emocion të dyfishtë.
Artistët e pranishëm në këtë eveniment kanë ndarë vlerësimin e tyre për krijimin e këtyre kinamve. Kinostudioja “Shqipëria dje” do të jetë një vend për artin, artistët dhe aktivitetet artistike, por sigurisht që nuk mun të jetë çudia e fundit e Lucës. Deri në çmendurinë e radhëz, na duhet vetëm të presim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



