E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjermani/Vrasja e shqiptarit pas sherrit për birrat, policia arreston si të dyshuar bashkëatdhetarin
Lajme

Gjermani/Vrasja e shqiptarit pas sherrit për birrat, policia arreston si të dyshuar bashkëatdhetarin

Një 39-vjeçar shqiptar është vrarë fundjavën e kaluar në Gjermani. Krimi ndodhi në Eisenbahnstrasse, në qytetin Leipzig.

Policia gjermane ka mundur arrestojë një të dyshuar të mërkurën. Ai është një 52-vjeçar, gjithashtu shqiptar. Identiteti i tij nuk është bërë i ditur.

Ky i fundit dyshohet për vrasje nga pakujdesia. Rrethanat e ngjarjes janë ende nën hetim.

Sipas mediave lokale, sherri mes tyre nisi për birrat.

Pas sherrit, 39-vjeçari mbeti i plagosur rëndë. Nuk dihet nëse u përdorën armë. Më pas, shqiptari ndërroi jetë në spital.

Aktualisht policia gjermane është në kërkim edhe një dëshmitari me syze, që konsiderohet kyç për hetimin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.