E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjermania dhe Hungaria përplasen për Sorosin – Merkel këmbëngul Pro Soros!
Publik News

Gjermania dhe Hungaria përplasen për Sorosin – Merkel këmbëngul Pro Soros!

Në paralajmërim “për çdo të interesuar” se “Bashkimi Europian po shndërrohet në një Bashkim Sovjetik” kaloi kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, lidhur me një përpjekje të Brukselit që po imponon kritere për atë se, kush do të marrë shuma monetare nga buxheti vjetor, bazuar tek raportet e OJF-ve të Soros, për të gjykuar sesa “i pranueshëm” është një shtet për refugjatët e paligjshëm dhe për idetë “progresiste”!

“Hungaria nuk mund të pranojë subvencionin europian, sipas atyre që Bashkimi Europian i konsideron si parakushte për ‘shtetin e së drejtës’, sepse në atë moment Bashkimi Europian do të fillojë t’i ngjajë Bashkimit Sovjetik. Nuk e krijuan BE-në për të patur një Bashkim të ri Sovjetik” – deklaroi kryeministri i Hungarisë.

Orban ka pushtetin në Hungari për më shumë se një dekadë dhe zbaton politika nacional-centriste në favor të Hungarisë dhe hungarezëve, ndaj dhe Brukseli po përpiqet që ta distancojë me çdo kusht.

Në takimin e sotën të kryeministrit hungarez Orban me Kancelaren gjermane Merkel, bëri të qartë se: “Nuk mundet që Hungaria të mos ndalë hapat që nxit dhe promovon Berlini, pasi diçka e tillë do ta shndërronte BE-në në Bashkim Sovjetik.”

Aleati kryesor i Hungarisë në BE, Polonia, mes kryeministrit të saj dërgoi në organet institucionale të BE-së një letër, mes së 

cilës kërcënonte se do të bllokonte buxhetin e periudhës 2021-2027, nëse Bashkimi Europian do u imponohet vendeve anëtare me një kriter, që është “Shteti i së Drejtës” dhe për të cilin, raportet do i japë një OJF (e Soros).

Ky kriter nxitet dhe promovohet nga Parlamenti Europian, kriter i sugjeruar nga Gjermania dhe i mbështetur nga disa vende të Europës Veriore, të quajtura vendet e ultësirës, të cilat kërkuan edhe njëherë saktësim dhe përcaktim të masës për përjashtimin e OJF-ve nga ky lloj raporti për shtetet.

Polonia dhe Hungaria, si edhe shtete të tjera të Europës së Bashkuar, do të ushtrojnë të drejtën e vetos në përshtatjen e kuandrit financiar shumëvjeçar të BE-së, pasi me vendimit që dëshiron të marrë Gjermania pro një Organizate të Sorosit, do të thotë që shtetet e Europës do të mbeten në duart dhe në gjykimin e një OJF-je për ta, e një organizate që drejtohet nga Soros, me të cilin bashkëpatrioti i tij Orban gjenden në përballje ballore, i ka ndaluar hyrjen në Hungari dhe i ka mbyllur çdo aktivitet të tij brenda Hungarisë.

Madam Merkel nuk ka më arsye tashmë të përmbahet, për të kamufluar që është ndoshta aleatja më e mirë e Sorosit në Europë, përballë rrezikut të madh për ta, që quhet Trump dhe që edhe për 4 vite të tjera do të jetë planetarku.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.