E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjermania dhe Turqia drejt përmirësimit të raporteve të tensionuara
Lajme

Gjermania dhe Turqia drejt përmirësimit të raporteve të tensionuara

Gjermania dhe Turqia kanë ndërmarrë një hap drejt përmirësimit të raporteve të tensionuara, me takimin ndërmjet diplomatëve më të lartë të dy vendeve.

Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, i ka uruar sot mirëseardhje kolegut të tij turk, Mevlut Cavusoglu, në qytetin Goslar në Gjermani, derissa Ankaraja angazhohet për ripërtritje të raporteve me Evropën, pas një viti të lidhjeve të tensionuara.

Veçanërisht, Gjermania është e zemëruar në Turqinë për shkak të burgosjes së disa shtetasve gjermanë ose turko-gjermanë, përfshirë gazetarin, Deniz Yucel, për dyshime të ndërlidhura me terror. Gjithsej 7 vetë janë në burg në Turqi, për atë që Berlini konsideron se janë shkaqe politike.

Së fundit, zoti Gabriel i ka theksuar disa përmirësime për këtë çështje, përfshirë edhe lirimin e disa gjermanëve në Turqqi.

“Ne nuk presim që të pajtohemi për secilën çështje menjëherë”, u tha Gabriel gazetarëve pas takimit me Cavusoglin, në Goslar, që është qyeti i lindjes i tij.

“Ka dallime në opinionet tona, por ne jemi të gatshëm për vazhdimin e diskutimit tonë hapur dhe me respekt të dyanshëm” tha Gabriel.

Gjermania dhe Turqia janë aleatë në NATO.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.