E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjermania dhuron 4 milion euro për rindërtimin e shkollave dhe institucioneve publike
Publik News

Gjermania dhuron 4 milion euro për rindërtimin e shkollave dhe institucioneve publike

Lajmi për dhurimin e 4 milion eurove i është komunikuar qeverisë shqiptare ditën e sotme, ku theksohet se Rindërtimi do të shërbejë për rikthimin dalëngadalë në normalitin e jetës së përditshme.

Postimi i Ambasadës Gjermane në facebook:

Gjermania mbështet rindërtimin me 4 milion euro

Sot ne informuam zyrtarisht qeverinë shqiptare: Qeveria Federale do të mbështesë rindërtimin pas tërmetit të tmerrshëm të 26 nëntorit me grante në shumën e 4 milion euro përmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW). Me të do të rindërtohen shkolla dhe ndërtesa publike në përputhje me standardet më të fundit të sigurisë dhe efiçensës së energjisë.

Në lidhje me këtë mbështetje, Ambasadori Gjerman në Shqipëri, Z. Peter Zingraf u shpreh:

“Gjermania do të ndihmojë Shqiperinë për të rindërtuar shkollat dhe institucionet publike. Ky grant është një nga elementët e mbështetjes Gjermane pas tërmetit të 26 nëntorit i cili traumatizoi shumë shqiptarë dhe shqiptare. Rindërtimi do të shërbejë për rikthimin dalëngadalë në normalitin e jetës së përditshme.“

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.