E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjermania kryqëzon Ramën: Blerja e votave të hetohet, protesta e drejtë kushtetuese
Lajme

Gjermania kryqëzon Ramën: Blerja e votave të hetohet, protesta e drejtë kushtetuese

Pas dy protestave masive të opozitës dhe pas djegies së mandateve parlamentare prej saj, një nga deklaratat më të forta zyrtare ka mbërritur nga Gjermania.

Berlini zyrtar i kërkon prerë kryeministrit Rama të nxjerrë para drejtësisë blerësit e votave.

Deutsche Welle pyeti Ministrinë gjermane të Punëve të Jashtme edhe për protestat e opozitës, ndërsa përgjigja është si më poshtë:

“Akuzat që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e zgjedhjeve të mëparshme duhet të trajtohen dhe të gjykohen nga organet e drejtësisë dhe parlamenti. E drejta për të demonstruar është një element i rëndësishëm i kushtetutës demokratike. Megjithatë, dhuna, siç e pamë të shtunën e kaluar, është e papranueshme. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të përfshira që të ndihmojnë që protestat e mëtejshme të jenë paqësore”.

Deklarata zyrtare e ministrisë së Jashtme gjermane është në të njëjtën linjë me qëndrimin e mbajtur nga opozita në lidhje me blerjen e votave nga krimi i organizuar në pushtet. Opozita deklaroi se arsyeja përse nuk mund të qëndrojë më në Parlament dhe dogji mandatet është blerja e votave e provuar nga hetimet dhe përgjimet e partnerëve në katër qarqe të vendit.

Dosja e njohur ndryshe me emrin “339”, pavarësisht presionit të mediave vendase dhe botërore dhe opozitës, nuk hetohet nga Prokuroria.

Pak ditë më parë ishte televizioni italian Rai 2 ai që në një investigim të tijin në Shijak zbuloi se zgjedhjet në Shqipëri janë blerë me paratë e drogës dhe krimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.