E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjermania nuk fal edhe në ndeshjen e fundit, Maqedonia e Veriut shkruan tjetër histori, siguron play-off
Lajme

Gjermania nuk fal edhe në ndeshjen e fundit, Maqedonia e Veriut shkruan tjetër histori, siguron play-off

Gjermania i mbyll kualifikueset e Botërorit me fitoren 1-4 në Armeni, duke dëshmuar se humbja me Maqedoninë në shtëpi ishte thjesht një aksident. Më pas pancerat morën vetëm fitore, duke e mbyllur në vendin e parë.

Havertz dhe Gundogan shënuan në pjesën e parë, me golin e dytë që erdhi në limite të këtij fraksioni me penallti. Në të dytën është sërish Gundogan që shënon, duke cuar shifrat në 0-3. Vendasit u përpoqën të hyjnë në lojë me golin e Mkhitaryan, por Hofmann shënoi golin e katërt për miqtë.

Plot 36 gola të shënuar, vetëm 4 të pësuar, kjo është makineria gjermane nën drejtimin e Hansi Flick, që do të shkojë në Katar për të rikthyer lavdinë.

Maqedonia e Veriut vijon të shkruajë historinë. Pasi mori pjesë në Evropian për herë të parë, fqinjët tanë sigurojnë play-off pas fitores 3-1 në shtëpi ndaj Islandës, duke bërë të pavleshme fitoren 0-2 të Romanisë në Lihtenshtejn. Për Maqedoninë shënuan Alioski në pjesën e parë dhe dy herë Elmas në të dytën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.