E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
gjetën 522 mijë euro në tavanin e autobusit që vinte nga Italia, lihet në burg shoferi
Publik News

gjetën 522 mijë euro në tavanin e autobusit që vinte nga Italia, lihet në burg shoferi

Lirohen ndihmësit e tij

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot masën “arrest me burg” duke e lënë në qeli shoferin e autobusit ku u gjetën 522 mijë euro të padeklaruara, Elidon Çelën.

Shuma e parave u gjet në tavanin e autobusit që po vinte nga Bari, Itali.

Ndërsa, D. K., 36 vjeç, banues në Tiranë dhe A. C., 32 vjeç, banues në Elbasan, ndihmësit e drejtuesit të autobusit janë lënë të lirë nga gjykata.

Para hetuesve, shoferi Çela deklaroi se paratë janë kursime të familjes. “Janë të ardhura të krijuara nga biznesi në Itali. Jam i gatshëm t’iu vë në dispozicion edhe faturat.” tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.