E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjeti ish-gruan me të dashurin në banesë, ajo që bën shqiptari nga xhelozia e rëndë
Lajme

Gjeti ish-gruan me të dashurin në banesë, ajo që bën shqiptari nga xhelozia e rëndë

Një shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane pasi ka goditur me çelësa në kokë rivalin e tij në dashuri.

Sipas medieve italiane shqiptari i identifikuar si Aleks Hoxha, banor në Acerra përfundoi në burg për tentativë vrasje dhe për përndjekje.

“Il mattino” shkruan se 33 vjeçari shqiptar u fut në shtëpinë e ish-gruas së tij, ndërsa aty gjeti të dashurin e saj të ri.

Kur u përball me këtë skenë, shqiptari nuk e ka ruajtur dot qetësinë, dhe menjëherë ka nxjerrë një tufe me çelësa nga xhepi i xhupit dhe ka qëlluar të dashurin e ish-bashkëjetueses në sy të vajzës së tyre 4 vjeçare.

Ndonëse Hoxha tentoi të largohej nga vendngjarja, u kap nga policia teksa po hipte në automjetin e tij. Fill pas kësaj ngjarje gruaja denoncoi në polici makthin që kishte kaluar nga shqiptari në 12 muajt e fundit.

Në dëshminë e saj para togave të zeza gruaja kishte pohuar se prej një viti ajo ishte kërcënuar dhe përndjekur vazhdimisht nga Aleksi. Ky i fundit tashmë ndodhet pas hekurave dhe pritet të përballet me akuzat për tentativë vrasje dhe përndjekje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.