E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjiknuri del nga Prokuroria e Krimeve të Rënda: Pres që hetimi të dalë me sukses
Lajme

Gjiknuri del nga Prokuroria e Krimeve të Rënda: Pres që hetimi të dalë me sukses

Gjiknuri në një prononcim të shkurtër për mediat ka thënë se kishte dëshmuar në rolin e kallëzuesit dhe pret që të bëhet drejtësi dhe hetimi të përfundojë me sukses, por nuk merr rolin e prokurorit.

“Unë nuk jam këtu për të bërë hetime, i kam bërë në auditin tim, isha në cilësinë e personit kallëzues dhe dhash shpjegimet e mia, pres që hetimi të përfundojë me sukses”, tha ai.

Abuzimet me rrugën Elbasan-Gjinar kanë lënë prapa hekurave 4 zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare, mes tyre dy ish-drejtorët e ARRSH-së, Andi Toma dhe Dashamir Xhika.

Dëmi i shkaktuar shtetit nga abuzimet është 54 milionë dollar. Ka qenë vetë Gjiknuri ai që ka kërkuar hetimet për rrugën Tiranë-Elbasan.

Pas arrestimit të tre ish-zyrtarëve të ARRSH dhe dëshmive të ish-ministrave si Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj, Gjiknuri është ministri i 3-të i Transporteve që u pyet në organin e akuzës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.